Prishtina me 19 autoambulanca në shërbim – Rama: Çdo sekondë vlen kur është fjala për jetën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për shtimin e dy autoambulancave të reja në kryeqytet duke e çuar në 19 numrin total të autoambulancave që janë në dispozicion për rastet emergjente.

“Po vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Prishtinë. Me shtimin e dy autoambulancave të reja, po rrisim kapacitetin dhe gatishmërinë për të reaguar në situata emergjente. Sepse çdo sekondë vlen kur është fjala për jetën”, tha Rama.

Ai theksoi se investimet në këtë sektor janë të përvitshme dhe të domosdoshme duke synuar që qytetarët e Prishtinës të kenë qasje në shërbime më të shpejta, më të sigurta dhe më cilësore.

Ky është një tjetër hap drejt forcimit të infrastrukturës emergjente shëndetësore në kryeqytet, me qëllim që të shpëtohen më shumë jetë përmes reagimit të shpejtë dhe efikas të autoambulancave. /Kosova.info/


Go to TOP