NATO: `Patriotët` do të dërgohen në Ukrainë sa më shpejt që të jetë e mundur
Komandanti i lartë i NATO-s, Alexus Grynkewich, tha se po përgatitet transferimi i shpejtë i sistemeve Patriot në Ukrainë, ndërsa vendi po përballet me sulme të rënda ruse.
““Po punojmë shumë ngushtë me gjermanët për transferimin e Patriotëve,” tha ai në një konferencë në qytetin gjerman të Wiesbaden. “Udhëzimi që më është dhënë është të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai në Wiesbaden, raporton Reuters.
Presidenti Trump njoftoi këtë javë raketa dhe armë të reja për Ukrainën, duke shtuar se disa raketa Patriot nga Gjermania janë në rrugë drejt Kievit.
Një takim i vendeve që zotërojnë Patriot dhe donatorëve të Ukrainës mund të mbahet javën e ardhshme në selinë ushtarake të NATO-s në Belgjikë.
Grynkewich tha se pajisjet që ndodhen në Evropë mund të lëvizin më shpejt sesa ato që janë në prodhim, dhe se linja e prodhimit do të përdoret për të zëvendësuar sistemet e dhuruara.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se vendimi për dërgimin e dy sistemeve Patriot mund të merret brenda ditësh apo javësh. Gjermania tashmë ka dhuruar tre njësi.
