Aksion i hershëm pastrimi në qytet – trotuaret pastrohen nga barishtet dhe mbeturinat
Në orët e para të mëngjesit, ekipet e mirëmbajtjes së Drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në disa zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë këtij aksioni u pastruan trotuaret nga barishtet e egra dhe mbeturinat, duke siguruar hapësira më të pastra, më të sigurta dhe më të kalueshme për të gjithë qytetarët.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Gashi, falënderoi punëtorët për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm në ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
“Mirënjohje për të gjithë punëtorët tanë që çdo ditë kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe më të rregullt,” thuhet në njoftim. /Kosova.info/
