Zjarri në rrugën “Isa Kastrati” lokalizohet në kohë – Rama falënderon zjarrfikësit për reagimin profesional
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, por falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të njësive të zjarrfikësve, ai është lokalizuar me sukses dhe është shmangur përhapja më e gjerë e flakëve apo shkaktimi i dëmeve të mëdha.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij publike për punën e zjarrfikësve, si dhe për angazhimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, përmes një koordinimi efikas, kanë vepruar me përkushtim në mbrojtje të sigurisë publike.
“Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri në ndërtesën në rrugën ‘Isa Kastrati’ u lokalizua në kohë, duke shmangur përhapjen dhe dëmet e mëdha. Shprehim falënderimet për ekipin e zjarrfikësve dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për koordinimin efikas dhe përkushtimin në mbrojtje të sigurisë publike”, ka deklaruar Rama. /Kosova.info/
