Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Më datë 11.07.2025, rreth orës 15:37, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit Daimler Benz me targa vendore.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi B.B. (32 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 84 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa:

– Gjobë në vlerë prej 200 €

– 2 pikë negative

– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut. /Kosova.info/


Go to TOP