Prishtina pastrohet ditë e natë – Rama: Për një kryeqytet më të pastër dhe të jetueshëm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar intensifikimin e punëve për larjen dhe pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe hapësirave publike në gjithë territorin e kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve të verës për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm.
“Larje dhe pastrim rrugësh – ditë e natë për një qytet më të pastër!”, deklaroi Rama duke theksuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike po punon me kapacitete të plota në të gjitha lagjet e Prishtinës.
Punimet kryhen në orare të hershme të mëngjesit dhe gjatë natës, me qëllim të shmangies së trafikut dhe rritjes së efikasitetit.
Pikat e ndërhyrjes përfshijnë: rrugët kryesore dhe dytësore, nënkalimet dhe trotuaret, parket publike dhe këndet e lojërave dhe zonat e banuara dhe periferike.
“Me përkushtim dhe kujdes, po punojmë që të mbajmë kryeqytetin të pastër. Bashkëpunimi juaj gjithashtu është i domosdoshëm!”, përfundoi Rama duke ftuar qytetarët për mirëkuptim dhe kontribut në ruajtjen e pastërtisë urbane. /Kosova.info/
