Prishtina e nis me humbje aventurën në Europa League

Prishtina e ka nisur me humbje aventurën në Europa League.

Prishtinasit pësuan humbje të thellë në udhëtim tek FC Sheriff, duke u mundur me rezultat 4-0, të enjten mbrëma në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Europa League, liga e dytë për nga rëndësia në Evropë.

Skuadra jonë e nisi dobët duelin ndaj Sheriff pasi është duke shpejt dy gola. Bayala (11’, 19’) shënoi dy golat për skuadrën nikoqire, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.

Futbollistët e Prishtinës nuk ia dolën që të bëjnë diç më shumë as në fraksionin e dytë, duke pësuar edhe dy gola.

Sërish Bayala (74’) kompleton het-trikun për rezultatin 3-0, derisa golin e fundit për Sheriff e realizoi Odede (79’).

Ndeshja e dytë luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’, por do të jetë tejet vështirë që Prishtina të përmbys rezultatin prej 4-0.


Go to TOP