Fushata për lirimin e hapësirave publike, Rama ndalet në Bashkinë e Fierit

Pas dorëheqjeve të të gjithë drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në një takim në Bashkinë e Fierit. Bëhet me dije se të pranishëm në këtë takim janë kryebashkiaku Armando Subashi, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe të gjithë drejtorët e Bashkisë së Fierit.

Në një komunikim në rrjetet sociale më herët gjatë ditës së sotme, Rama tha se një vetëpastrim si në Bashkinë e Vlorës nevojitet edhe në Fier dhe në Durrës.

Disa ditë më parë, në takimin e zhvilluar në Bashkinë e Vlorës, Rama shprehu rezerva për menaxhimin e qytetit, duke kërkuar ristrukturim total të këtij institucioni, duke përfshirë të gjitha drejtoritë. Takimi u pasua nga dorëheqjet e 21 drejtorëve të drejtorive me varësi nga qendra.


Go to TOP