Festivali studentor i filmit “UPward” hapet sot në Prishtinë

Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Studentor “UPward”, i organizuar nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, nis sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ky festival mbahet nga data 8-11 korrik në kuadër të edicionit të 25-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë katër ditëve të festivalit do të ketë panele diskutimi, workshope që fokusohen në shkrimin e skenarëve me kreativitet e bashkëpunim, si dhe shfaqje të filmave të shkurtër të studentëve.


Go to TOP