Kusari-Lila: Ose Gjykata jep sqarime, ose Kuvendi shpërndahet për zgjedhje
“Nuk pres që Kuvendi të konstituohet në seancën e 43-të të hënën,” ka thënë Kusari-Lila. Sipas saj, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ndalon votimin e fshehtë, ndërsa mosvotimi në komision është shkelje e Kushtetutës.
Lila-Kusari ka kërkuar që ose Gjykata të japë sqarime shtesë për vendimin, ose Kuvendi të mblidhet dhe të shpërndahet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Kërkohet vetëm votimi, i cili është obligim kushtetues, jo zgjedhje. Gjykata ka sqaruar se asnjë formë e votimit nuk përjashtohet. Nëse opozita nuk pajtohet me votimin e fshehtë, le të rrëzojnë komisionin. Përndryshe, le të presim sqarime nga Gjykata ose të dakordohemi për mbledhje dhe shpërndarje të Kuvendit,” tha Kusari-Lila.
