Real Madridi arrin marrëveshje për transferimin e super talentit të Ajaxit

Klubi spanjoll, Real Madrid raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Ajaxit, Abdellah Ouzane, një nga emrat më premtues të akademisë holandeze.

Sipas “Mundo Deportivo”, marrëveshja është finalizuar dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

Ouzane, i cili është pjesë e kombëtares U17 të Marokut, konsiderohet si “xhivahiri” i akademisë së Ajaxit, por tani në Amsterdam janë dorëzuar përballë vendimit të lojtarit për t’u larguar.

Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit të ri të skuadrës së parë të Ajaxit, Johnny Heitinga, për ta bindur Ouzane që të qëndrojë, talenti 17-vjeçar ka qenë i vendosur për ta vazhduar karrierën në Spanjë.

Në Madrid, ai pritet të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale me Realin dhe t’i bashkohet akademisë së famshme të klubit “Los Blancos”, me synimin për të ndjekur hapat e yjeve që kanë dalë nga Castilla drejt skuadrës së parë.

Ky është një tjetër sinjal i qartë i politikës së Real Madridit për të investuar në të ardhmen dhe për të mbledhur talentët më të mëdhenj të futbollit botëror në moshë të re.

Go to TOP