Të shtëna në lagjen Bregu i diellit
Të shtëna me armë kanë ndodhur këtë pasdite në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Megjithatë, nuk ka të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se rreth orës 17:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.
