Agim Aliu, sërish kandidat i PDK-së për kryetar të Ferizajt

Kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është nominuar përsëri kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur vetë Agim Aliu përmes një postimi në “Facebook”.

“Ferizajasit e mi të dashur, PO është gjithmonë përgjigja ime për ju, për ma të mirin Ferizaj!”, ka shkruar Aliu.

“Ju më dhatë më të shtrenjtën e më të çmueshmen tuajën – besimin tuaj, duke më veshur me nderin e jashtëzakonshëm, privilegjin e papërsëritshëm, përgjegjësinë më krenare, t’ju shërbej ju, në çdo ditë të punës sime”, ka shkruar, mes tjerash, Aliu në “Facebook”. /Kosova.info/


Go to TOP