Murati: Nesër mund të procedohet me votim të fshehtë

Ministri në detyrë i Financave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka komentuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për daljen nga ngërçi politik i krijuar në vend si pasojë e mos konstituivit të Kuvendit të ri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën dhe si i tillë lejohet.

“Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim. Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”, ka shkruar Murati. /Kosova.info/

Go to TOP