Jo se nuk i dini, por po ua kujtoj
Shkruan: Pal ShTUFI
1.
Kujdes nga importi i emrave, sepse emri është identitet. Ka ende kombe primitive që ndjejnë nevojën ta shpërndajnë identitetin edhe atje ku ai nuk e ka vendin!
2.
Kujdes nga produktet “origjinale” – sidomos ato ushqimore. Sot, kryesisht origjinal është falsifikimi!
3.
Kujdes nga shoferët e “talentuar”! Shpesh i japin fund jetës së tjetrit ose jetës së tyre!
4.
Kujdes nga “lajmi i fundit” – është i pari që mund të të dezorientojë!
5.
Bëje me çdo kusht hapin e parë, por kujses, prej tij varet një rrugëtim i gjatë!
6.
Kujdes nga nacionalistët që mbështillen me flamuj! Sidomos ruhuni prej atyre që flamurin e kanë të mbështjellë për gjuhë…
7.
Tregimi për shtatë thuprat kurrë nuk ka qenë përrallë. Ka qenë tregim i mungesës së unitetit.
8.
Ruaju nga ata që festojnë humbjet! Në thelb janë të padrejtë dhe të ligj.
9.
Kujdes, gënjeshtra është shumë më e bukur se e vërteta!
10.
Kujdes, vetëm dora që ushqen mund të kafshohet ose pështyhet!
