Kush jeni ju që ftoni tubime në emër të mobilizimit për luftën çlirimtare të Kosovës?

Shkruan: Skënder ShEHU

Kush janë këta ish-oficerë të ish-Jugosllavisë që duan të flasin para mërgatës shqiptare në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Duhet thënë qartë dhe njëherë e përgjithmonë: ish-eprorët e Ushtrisë Jugosllave nuk përfaqësojnë UÇK-në.

Ata nuk kanë as të drejtë morale, as përfaqësim legjitim për të folur në emër të një lëvizjeje çlirimtare që është shkruar me gjakun e djemve më të mirë të Kosovës.

Këto ishin disa nga kërcënimet përmes telefonatave fiktive që ju bëheshin veprimtareve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atëherë kur takonin / ftonin për një takim mobilizues Komandantët e luftës çlirimtare

Mërgata shqiptare në Zvicër, pavarësisht sakrificave të mëdha që bëri gjatë viteve ’90, u përball me një turbullirë të madhe politike dhe organizative. Ajo shpeshherë u manipulua nga grupe të vogla militantësh me orientime marksiste-leniniste, që vepronin nën emrin e të ashtuquajturës “Lëvizje”, e më vonë na u shfaqen si përfaqësues nga mërgata e “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”.

Qëllimi i tyre nuk ishte lufta çlirimtare, por përvetësimi i saj. Ata vepruan për të sabotuar përpjekjet dhe organizimet e Nëndegëve dhe Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, të cilat me përkushtim mbështetën institucionet legjitime të asaj kohe dhe luftën çlirimtare – përmes Fondit të Republikës, qeverisë në ekzil dhe nismave të tjera që LDK-ja ndërmori në mërgatë.

Duhet theksuar se vetëm në një aksion 1 mujorë «Gjithçka për pavarësinë e Kosovës» LDK-ja në Zvicër grumbullojë 24’Milion franga për ti dedikuar për Luftën Çlirimtare.

Për kundër kontributit të madh të LDK-së dhënë për UÇK-në disa individë përdorën propagandë të dhunshme, fyerje dhe shpifje ndaj presidentit historik Ibrahim Rugova, ndaj qeverisë së Kosovës, dhe madje edhe ndaj vetë pjesëtarëve të UÇK-së që ishin të rreshtuar përkrah institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ata synonin pushtetin para se të lindte shteti!

Sot, kur historia e ka ndarë të drejtën nga mashtrimi, është e turpshme që individë të tillë të dalin për t’u vetë-reklamuar në tubime përkujtimore, ndërkohë që në të kaluarën sabotuan e hodhën baltë mbi betejat më të ndritura të luftës, si ajo e Loxhës dhe e Koshares – udhëhequr nga prijësit më të mëdhenj të UÇK-së, sot të shpallur Hero të Kosovës.

«Nuk erdha këtu t’ju them shkoni në luftë , por ejani me mua që bashkërisht të çlirojmë Kosovën»

Ishin këto fjalët e komandat Agimit drejtuar masës në tubin e 21 janarit në Chables të Zvicrës.

Vetëm pak muaj para ofensivës së NATO-s, më 21 janar 1999, me ftesë të Degës së LDK-së në Zvicër, na erdhi për vizitë nga fronti i luftës komandant Agim Ramadani, i shoqëruar nga komandant Xhafer Gashi – për të bashkuar radhët dhe për të bashkërenduar mbështetjen ndaj Luftës Çlirimtare dhe institucioneve të Kosovës.

Por, edhe kësaj radhe u përballëm me presion, fyerje dhe kërcënime nga disa përfaqësues të “Fondit Vendlindja Thërret” në rajonin e Chablais, të cilët nuk kursyen as organizatorët, as komandantët e luftës, vetëm sepse këta të fundit qëndronin krah për krah me institucionet legjitime të Kosovës.

Kjo histori duhet të tregohet pa frikë dhe pa kompromis – sepse e vërteta nuk ka nevojë të fshihet.

Sot 25 vite pas çlirimit të Kosovës sa here kujtojë Agimin e Xhaferin më kujtohet shumëçka si sharjet dhe ofendimet e këtij grupi anti – LDK.


Go to TOP