“Pastrimi” rifillon aksionin në terren: Rikthehet mbledhja e mbeturinave në të gjitha zonat e mbuluara

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime, pas një ndërprerjeje të përkohshme të shkaktuar nga vështirësi objektive.

Rifillimi i punës ka nisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina. Ekipet e “Pastrimit” janë angazhuar me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike në një kohë sa më të shkurtër.

“Pastrimi” thekson përkushtimin e saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve.

Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë periudhës së vështirë dhe kërkon bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm për ruajtjen e pastërtisë në komunitet. /Kosova.info/


Go to TOP