Veriu i Mitrovicës nesër pa ujë të pijes, shkak një defekt

Veriu i Mitrovicës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së nesërme.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Mbreti Petar.

“Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën ‘Mbreti Petar’, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën veriore të Mitrovicës, duke filluar nga ora 08:00, deri në sanimin e defektit”, njofton KRU. /Kosova.info/


Go to TOP