Hasani nuk merr pjesë në seancë: I njëjti serial, veç episodet po ndërrohen

Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, deklaroi se nuk do të merr pjesë në seancë, pasi që sipas tij, procesi po vijon njëjtë pa ndryshime.

Ai theksoi se, deri në ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk parashikon ndryshime të mëdha.

“Në seancë jo. Seriali i njëjtë, veç episodet po ndërrohen, s’ka ndryshime… Në dorë të Zotit dhe të Gjykatës Kushtetuese (të ndërrohet diçka)”, ka thënë ai.

Go to TOP