Yjet e operës botërore në “Rame Lahaj and Friends” më 2 gusht në Prishtinë

Festivali ndërkombëtar operistik “Rame Lahaj” edhe këtë vit në mbrëmjen muzikore, Gala Night “Rame Lahaj and Friends” do të bashkojë emra të njohur ndërkombëtar.

“Emrat e skenave prestigjioze si, sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi italian Dario Russo, dhe tenori ynë i çmuar Rame Lahaj, do të ngjiten në skenë për të na dhuruar emocione të papërshkrueshme”, thuhet në njoftimin e RLIOF.

Gala mbrëmja do të mbahet më 2 gusht duke filluar nga ora 20:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Nën batonin e dirigjentit Roberto Rizzi Brignoli, Sheshi Skëndebeu do të shndërrohet ne një teatër operistik të mirëfilltë, pa mure… Ashtu si kryefjala e këtij edicioni të pestë, ne ëndërruam pa kufi për t’ju dhuruar muzikë të mirë dhe për të shndërruar cdo hapësirë në një skenë”, vazhdon njoftimi.

Edicionin i pestë i ngjarjes do të mbahet nën moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – një thirrje frymëzuese për të kapërcyer barrierat dhe për të shpalosur fuqinë transformuese të artit.

Radiotelevizioni i Kosovës do të jetë sërish sponsori medial i ngjarjes.

Go to TOP