Menaxheri i Bankës Botërore veçon projektin e rikonstruktimit të kadastrit

Menaxher i Banës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci në përfundim të mandatit të tij ka treguar për sfidat, projektet dhe vendimet më të rëndësishme ekonomike.

“Një nga projektet tona të përbashkëta është zhvillimi digjital që është përmbyllur tashmë dhe ka ndërlidhur 100% të fshatrave me atë shtyllën digjitale. Kosova është një nga vendet e pakta në Evropë që është e lidhur 100% me internet. Kjo si e tillë është arritje e madhe dhe kjo pastaj do të mbështesë krijimin e vendeve të punës dhe mund të jenë arsye e që njerëzit të thonë ndoshta nuk ka nevojë të shkojë në vendin evropian”, ka thënë ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Ndër të tjera ai ka përmendur si projekt të rëndësishëm dhe rikonstruktimin e kadastrit, duke çmuar si produktive bashkëpunimin me institucionet vendore.

“Rikonstruktimi i kadastrit ka të bëjë me përforcimin e vatindit social të shoqërisë. Kur të kryhet kjo, kur të zgjidhen të gjitha problemet, kur gratë të kenë qasje të plotë në pronat e tyre, në titujt e tyre, kjo do të jetë me institucionet”, ka thënë ai.


Go to TOP