Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv
Ushtria iraniane goditi një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv me një raketë të telekomanduar gjatë natës së sotme.
“Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në ‘zemrën’ e saj, nga një raketë”, tha Reza Talaei-Nik, zëdhënës i ministrisë iraniane të mbrojtjes.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha në një deklaratë se sulmi ishte “një operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve mbrojtëse shumë të përparuara”, duke shtuar se “qendra aktualisht është duke u djegur”, transmeton TCH.
Nga videot që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë katër raketa hyrëse që godasin pranë raketave interceptuese dhe një vendi ushtarak në Izraelin qendror.
Duke përshkruar raketat iraniane, një zyrtar ushtarak izraelit tha sot se “ka pasur goditje ndaj objektivave civile, si dhe objektivave ushtarake” që nga fillimi i operacionit.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane. Irani tha se të paktën 224 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,000 janë plagosur në sulmin izraelit.
