PDK: Mos konstituivi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shprehur indinjatën e tyre pas dështimit të 33-të të konstituivit të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Memli Krasniqi ka thënë se mos formimi i institucioneve do të ketë pasoja edhe për raportin me SHBA-të dhe dialogun me Serbinë.

“Nëse në një moment të shpejtë, që s’mund ta dimë se kur është, ka një kërkesë nga SHBA-të për të pasur qasje më proaktive në raport me marrëveshjen potenciale Kosovë – Serbi dhe ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi që e dëmton pozicionin e Kosovës”, ka thënë ai.

 “Bota po ndryshon çdo ditë drastikisht dhe dramatikisht. Kosova nuk guxon të sillet me kësi papërgjegjësie, i bëjmë apel zotit Kurti që të reflektojë. Kosova është më e madhe sesa egoja e tij personale”, ka thënë në anën tjetër, Vlora Çitaku nga PDK.

Go to TOP