Limaj: Kjo klasë politike nuk e meriton besimin e qytetarëve

Para nisjes së seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se kjo klasë politike nuk e meriton besimin qytetar. Ka shtuar se ngjarjet ndërkombëtare dhe tensionet globale janë alarm për përshpejtimin e krijimit të institucioneve.

“Nëse e lejojmë që ky jo seriozitet që çdo dy muaj të shkojmë në zgjedhje, të mos krijohen institucionet, ju nuk keni aftësi për t’u ulur dhe bërë marrëveshje politike, atëherë krejt çka mund të them është se nuk meritojnë besimin e qytetarëve të Kosovës, po flas për klasën politike”, ka thënë ai.

Go to TOP