Tahiri: Koha për maturi shtetërore – vendimet për Kosovën nuk merren me dyer të mbyllura

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së fundit të Presidentit Donald Trump, i cili përmendi mundësinë e një marrëveshjeje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit duke e përmendur po ashtu edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur gjatë mandatit të tij të parë.

Tahiri tha se në një kohë kur bota po përballet me konflikte të rënda dhe të paparashikueshme, Kosova duhet të jetë tejet e kujdesshme dhe e përgjegjshme. Ai theksoi tri pika thelbësore për këtë moment politik:

1. Liria dhe Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit, prandaj çdo propozim i mundshëm që bie ndesh me vullnetin dhe interesin kombëtar duhet të trajtohet me maturi të lartë.

2. Përfaqësimi i Kosovës duhet të jetë dinjitoz, serioz dhe i mençur duke shmangur qasjet e ngushta partiake dhe interesat personale.

3. Transparenca në vendimmarrje është thelbësore – vendimet për të ardhmen e Kosovës nuk mund të merren me dyer të mbyllura, me mendjemadhësi apo arrogancë, siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!”, përfundon reagimin e tij Tahiri duke kërkuar një angazhim më të madh institucional përballë sfidave të reja ndërkombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP