Guri: Shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancë
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, pas mbarimit të seancës ka komentuar ngërçin institucional, duke e quajtur situatën një fatkeqësi.
Ai e ka cilësuar situatën si të papranueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese.
“Është e papranueshme që për herën e 32-të nuk mund të konstituohet dhe të zhbllokohet kjo situatë. Është jashtëzakonisht shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancë”, ka thënë Guri.
