Sulme ajrore në Teheran, aktivizohet mbrojtja ajrore iraniane

Mbrojtja ajrore në të gjithë Iranin është aktivizuar ndërsa sulme të reja ajrore kanë shënjestruar kryeqytetin Teheran të premten në mbrëmje, sipas orës lokale. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar për këtë zhvillim dramatik duke ndezur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Izraelin.

Press TV raportoi se raketa u kapën në jug të Teheranit duke treguar një ndërhyrje të menjëhershme të sistemit mbrojtës të Iranit. Ndërkohë, Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) bëri me dije se zona perëndimore e Teheranit po goditej nga sulme të reja duke shtuar shqetësimin për shtrirjen e sulmeve. Gjithashtu, IRIB konfirmoi se edhe qyteti Karaj, pranë Teheranit, ishte në shënjestër të sulmeve ajrore.

Këto sulme të fundit vijnë vetëm pak orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi se Izraeli “do të pendohet thellësisht” për agresionin e tij dhe kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar “terrorizmin shtetëror” izraelit.

CNN ka kontaktuar ushtrinë izraelite për koment mbi këto sulme, por deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar.

Go to TOP