Murati: Opozita po e shkel Kushtetutën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar deputetët e partive opozitare për mospjesëmarrjen e tyre në procesin e votimit gjatë seancave parlamentare.

Para fillimit të seancës konstituive, ai tha se një sjellje e tillë përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

“Deputetët kanë për obligim kushtetues të marrin pjesë në votim, qoftë duke votuar pro, kundër apo duke abstenuar. Kjo është hera e 21-të që deputetët opozitarë e shkelin këtë obligim, duke refuzuar të marrin pjesë në votim”, deklaroi Murati.

Murati shtoi se veprime të tilla dëmtojnë funksionimin demokratik të Kuvendit.

Go to TOP