Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skënderaj sulmohen me vezë
Është sulmuar gjatë ditës së sotme me vezë nga disa persona zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj e gjithashtu edhe eskorta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një video që e ka siguruar RTKlive shihen disa persona teksa hedhin vezë në drejtim të zyrave të Lëvizjes në këtë komunë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
“Po, sot janë sulmuar me vezë edhe zyrat e LV-së në Skënderaj edhe eskorta e Kryeministrit”, ka thënë Manxhuka për RTKlive.
Gjatë ditës kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë, Arbërie Nagavci ishin në Skënderaj ku përuruan çerdhen e re në këtë komunë.
