Haradinaj: Ish-pjesëtarët e UÇK-së e familjarët e tyre s`duhet të udhëtojnë kah Serbia
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
“Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /Kosova.info/
