Kurti viziton Liqenin e Ujmanit dhe Ndërmarrjen Hidroekonomike Ibër-Lepenci

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Liqenin e Ujmanit dhe Ndërmarrjen Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e kësaj ndërmarrjeje, veçanërisht pas sulmit në infrastrukturën e saj në nëntor të vitit të kaluar.

Vizitën e ka bërë të ditur Kurti në një njoftim në Facebook, ku ka thënë se në kuadër të mbështetjes së Qeverisë, është rikthyer në shfrytëzim një pronë e Ndërmarrjes në komunën e Zubin Potokut, e cila më parë ishte jashtë kontrollit të saj për shkak të strukturave paralele ilegale.

Kurti ka theksuar se tani ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje. /Kosova.info/


Go to TOP