Kroacia e frikshme, deklason Çekinë
Kroacia ka dhënë sinjale të forta në rrugën drejt Kupës së Botës me një fitore të thellë 5-1 ndaj Çekisë.
Pavarësisht fillimit të mirë të çekëve, ka qenë Luka Modrić që në minutën e njëmbëdhjetë e ka dërguar topin në zonë për Josko Gvardiol, mirëpo goli është anuluar nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje të Mario Pasalic. Gvardiol ka qenë sërish kërcënim për portën kundërshtare, ndërsa Patrik Schick ka pasur një rast të artë për çekët, po që është ndalur nga një ndërhyrje vendimtare e Caleta – Car.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Kroacia ka kaluari në epërsi me një tjetër kombinim të Gvardiol dhe Andrej Kramaric, i cili ka shënuar golin e tij të tretë në dy ndeshje.
Çekët e kanë nisur më mirë pjesën e dytë dhe e kanë barazuar në minutën e gjashtëdhjetë përmes Ladislav Krejcí, por entuziazmi i tyre nuk ka zgjatur shumë. Pas një penalltie të fituar nga Ante Budimir, Modrić ka realizuar për 2-1. Në vazhdim, Ivan Perisic ka ndëshkuar një gabim të mbrojtjes kundërshtare, ndërsa Budimir e ka rritur epërsinë në 4-1 me një tjetër penallti në minutën e shtatëdhjetë e dy. Vetëm tri minuta më vonë, Kramaric e ka vulosur fitoren me golin e pestë.
Kjo fitore bindëse e çon Kroacinë në kuotën e gjashtë pikëve në grup, vetëm tri më pak se Çekia, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
