Rutte: Do të përgatisim planin e ri të investimeve në mbrojtje
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s u mblodhën sot në Bruksel për të diskutuar përmirësimin e kapaciteteve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ministrat e mbrojtjes do të “bien dakord për një sërë objektivash të rinj ambiciozë për kapacitetet për të mbajtur të sigurt 1 miliard njerëzit tanë, duke e mbajtur të fortë frenimin dhe mbrojtjen tonë”.
“Për ta bërë NATO-n një aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, duhet të shpenzojmë më shumë për të arritur këto objektiva. Por për sot, fokusi kryesor është te objektivat dhe më pas, sigurisht, samiti do të vendosë për shpenzimet”, tha ai.
Rutte tha gjithashtu se fokusi do të jetë në rritjen e prodhimit, pasi “ne gjithashtu duhet të prodhojmë më shumë për të mbrojtur veten, shumë më tepër”.
“Pra, sot do të përgatisim edhe planin e ri të investimeve në mbrojtje, për të cilin, sigurisht, udhëheqësit e NATO-s do të bien dakord në Samitin në Hagë”, tha ai.
