Osmani: FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë
Komandantja Supreme e Forcës së Republikës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani thotë se sot në Babaj të Bokës, që ajo e quajti zemër të Defender Europe 2025, ndjeu krenarinë që, sipas saj, vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë.
“Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, shkroi ajo.

Osmani thotë se ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.
“FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

