Bajrami kritikoi blerjen e energjisë nga KEK-u: Çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final

Hykmete Bajrami ka ngritur shqetësime lidhur me çmimet e energjisë elektrike që KEK-u po blen përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX. Sipas Bajramit, çmimi i blerjes së energjisë prej 64.55 euro për MWh është më i lartë se çmimi në tregun ndërkombëtar, ku çmimi në HUPX është vetëm 53.69 euro.

Ajo ka theksuar se ky çmim nuk reflekton vlerën përfundimtare të energjisë, pasi përveç çmimit të blerjes, shtohen kosto të tjera si kostoja e transmisionit dhe fitimet për KOSTT, KEDS dhe KECOS.

Bajrami ka pyetur ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rizvanolli, pse KEK-u po blen energji me çmime të tilla, dhe ka kërkuar sqarime mbi mundësinë e kontratave afatgjata për blerjen e energjisë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se pas 60 ditëve, çmimi i energjisë mund të arrijë deri në 260 euro për MWh duke i lënë qytetarët dhe bizneset të përballen me çmime të larta.

Bajrami ka kërkuar hetime për këtë situatë dhe për transparencën në blerjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. /Kosova.info/


Go to TOP