Reflektim mbi rritjen e çmimit të rrymës në Republikën e Kosovës

Shkruan: Naza KRASNIQI

Nuk është kjo krizë vetëm për biznesin. Është krizë për çdo familje, çdo punëtor, çdo qytetar.

🟥 1,300 biznese

🟥 150,000 vende pune

🟥 50% e buxhetit të shtetit

🔥 Po rrezikohen nga faturat e energjisë që janë rritur 261%!

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë po shkakton shqetësim të madh në mesin e qytetarëve. Kjo situatë nuk prek vetëm individët, por ka pasoja të drejtpërdrejta në mbijetesën e bizneseve, familjeve dhe gjithë shoqërisë.

Qytetarët, të cilët po e përcjellin nga afër këtë proces, ndihen të rrezikuar për të ardhmen e tyre ekonomike. Çdo ditë, dëgjojmë zëra nga deputetë, analistë, gazetarë, shoqata të ndryshme, përfaqësues të bizneseve dhe sindikatave që shprehin shqetësimin e tyre se pas rritjes së çmimit të rrymës fshihen interesa të errëta. Madje, disa prej tyre e cilësojnë këtë si një përfitim të “mafias së energjisë” në dëm të qytetarëve të zakonshëm.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është heshtja e qeverisë aktuale, e cila, në vend që të trajtojë këto shqetësime seriozisht, shpesh i nënvlerëson protestat qytetare, duke i krahasuar madje edhe me barrikadat në veri – një krahasim i papranueshëm që lëndon ndjenjën qytetare dhe e shuan zërin e atyre që ndihen të shtypur ekonomikisht.

Në gjitha emisione televizive, në rrjetet sociale dhe në diskutimet publike, ka një ndjenjë të përhapur se zëri i qytetarit po injorohet. Kjo çon në një pyetje thelbësore: A kemi humbur ndjenjën e përgjegjësisë kolektive? A kemi lejuar që padrejtësitë të bëhen normë?

Sot, më shumë se kurrë, është e nevojshme që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të kërkojnë llogaridhënie. Energjia nuk është luks – është nevojë bazike për jetë dinjitoze dhe zhvillim ekonomik. Rritja e çmimit pa mbrojtje adekuate për konsumatorët dhe pa transparencë të plotë, përbën një kërcënim serioz për mirëqenien tonë të përbashkët.

💡 Energjia nuk është luks – është e drejtë bazike!

⛔ Të heshtim sot, do të thotë të pranojmë padrejtësinë nesër.

Asnjë reagim. Asnjë dëgjim. Asnjë zgjidhje.

📉 Kur bie ekonomia, bien të gjithë me të.

A do të vazhdojmë të heshtim? Apo do të reagojmë sa nuk është vonë?

#RrymaNukËshtëLuks
#StopRritjesÇmimeve


Go to TOP