Punëtorët e `Pastrimit` vazhdojnë grevën

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” vazhdojnë edhe sot grevën para objektit të Komunës së Prishtinës.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë parkuar kamionët e punës përpara ndërtesës së komunës.

Sipas punëtorëve, greva ka për qëllim sigurimin e pagave më të larta, përmirësimin e kushteve të punës dhe furnizimin e rregullt me derivate për mjetet e punës.


Go to TOP