Bllokohet rruga në Veternik për shkak të aksidentit rrugor
Ministria e Mjedisit, e Planifikimit Hapësinor dhe e Infrastrukturës, përmes një komunikate për media njofton se në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyçje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat i aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor.
Duke pas parasysh këtë, ministria lut qytetaret të cilët e shfrytëzojnë këtë segment rrugor, të shfrytëzojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës
Sipas ministrisë ekipet tona në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftesim të plotë të këtij segmenti.
