Kurti viziton “Grembeer”: Shembull i investimeve të suksesshme nga diaspora në Kosovë
Birraria “Grembeer” është investim nga diaspora që ka filluar punën në vitin 2015 dhe përdorë teknologji gjermane. Ajo shquhet për birrë artizanale 100% natyrale. Tekniku gjerman i kësaj birrarie për prodhimin e birrës Grembeer përdorë recetën e birrës më të vjetër dhe më të njohur në Gjermani.
Gjatë vizitës, kryeministri Kurti u njoftua rreth procesit të punës deri në produktin final. Ai i falënderoi për mikpritjen dhe vendimin që të investojnë në Kosovë, teksa theksoi rëndësinë që diaspora ka si në sjelljen e investimeve të huaja në vend ashtu edhe në prurjen e përvojave të vlefshme në të bërit biznes. /Kosova.info/
