Prestreshi: Prishtina u mbulua nga mbeturinat – bojkoti i ndërmarrjes publike nxjerr në pah dështimin e sistemit
Aktivisti Valon Prestreshi, përmes një reagimi publik, ka denoncuar gjendjen alarmante të pastërtisë në Prishtinë duke thënë se qyteti është mbuluar nga bërlloku si pasojë e një bojkoti nga një kompani publike komunale që ka ndalur punën.
“Prishtina u mbulua nga bërllogu sepse një kompani publike komunale paske vendos me bojkotu punën,” shkroi Prestreshi. Ai theksoi se nuk dëshiron të hyjë në detajet se si është arritur deri në këtë situatë, por nënvizoi se ky rast është një dëshmi më shumë se ndërmarrjet publike po dështojnë në një sistem të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë.
Prestreshi ka thënë se shihmi pamje të kompanive private që janë angazhuar në pastrimin e qytetit gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së mërkurës, ku shihen mjetet e rënda duke punuar në terren. Sipas tij, këto pamje janë dëshmi e qartë se sektori privat po tregon efikasitet më të lartë në menaxhimin e shërbimeve komunale.
Ai përfundoi reagimin e tij duke i bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë mbi këtë situatë dhe të kërkojnë përgjegjësi për dështimet e sektorit publik. /Kosova.info/
