Rama sfidon sabotimin: Do t’i largojmë mbeturinat me çdo mjet – Kryeqyteti u përket qytetarëve, jo sabotuesve!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj bllokadave që po pengojnë largimin e mbeturinave nga rrugët e kryeqytetit duke e cilësuar situatën si sabotim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve dhe institucioneve komunale.

Në një deklaratë publike, Rama theksoi se pavarësisht pengesave, Komuna nuk do të ndalet dhe do të përdorë të gjithë mekanizmat alternativë për të siguruar pastrimin e qytetit.

“Sabotazha nuk kalon! Do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat alternativë që kemi në dispozicion për largimin e mbeturinave! Kryeqyteti është i qytetarëve, jo i sabotuesve!”, tha ai me vendosmëri. /Kosova.info/


Go to TOP