Prokuroria e Pejës për 5 muaj pranon 3002 palë brenda objektit të saj

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se gjatë periudhës kohore janar – maj, ka proceduar brenda objektit të saj, gjithsej 3002 (tremijedy) persona, palët të cilat janë ftuar për t’u proceduar apo për të kërkuar informacione për rastet të ndryshme penale.

Në mesin e 3002 personave të proceduar gjatë kësaj periudhe kohore në objektin e Prokurorin Themelore në Pejë, janë ftuar të pandehur, dëshmitarë, viktima, avokatë, zyrtarë policor, ndërsa kanë vizituar objektin për të kërkuar informacione të ndryshme media, shoqëri cilivile dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshëm të Republikës së Kosovës.

Gjersa gjatë periudhës se njëjtët kohore me vitin e kaluar, janë proceduar gjithsej 2302 (dymijetreqindedy) palë, ose 700 (shtatëqind) persona me pak se në vitin 2025. /Kosova.info/

Go to TOP