KQZ nuk miraton shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për mungesë kuorumi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e miratoi kërkesën për shtyrjen e orarit të votimit deri në ora 22:00 në Vlorë.
KQZ, ka zhvilluar një mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Arens Çela, për shtyrjen e orarit të votimit deri në ora 22:00 në 55 qendra votimi në Vlorë.
Megjithatë, kërkesa nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit në Komisionin Rregullator, duke bërë që orari i votimit të mbetet i pandryshuar.
