Kosova e ka heq të drejtën e deklarimit të përkatësisë etnike për qytetarët e saj!
Shkruan: Hafir HOXhA
Kombësia dhe shtetësia janë dy koncepte të ndryshme, edhe pse shpesh ngatërrohen. Ja dallimi:
- Kombësia (ose përkatësia etnike):
• Tregon kombin ose etninë me të cilën një person identifikohet.
• Ka të bëjë me gjakun, prejardhjen, gjuhën, kulturën, traditat.
• Shembull: Një person mund të ketë kombësi shqiptare, edhe nëse jeton jashtë Shqipërisë. - Shtetësia (ose nënshtetësia):
• Është lidhja ligjore ndërmjet një personi dhe një shteti.
• Jep të drejta dhe detyrime ligjore (si të drejtë vote, mbrojtje nga shteti, taksa).
• Shembull: Një person mund të ketë shtetësi gjermane, kosovare, serbe, zvicerane etj edhe pse është me kombësi shqiptare.
Përmbledhje:
• Kombësia = prejardhja kulturore/etnike.
• Shtetësia = lidhje ligjore me një shtet.
Pra në shtetin e Kosovës ka shumë etni të ndryshme që flasin të njëjtën gjuhë, kemi shumë subjekte politike që ekzistojnë dhe përfitojnë në detyra e funksione në bazë të etnisë së tyre bile të garantuara me ligj të Kosovës di delegat në kuvend deri tek funksionet si ministra dhe as një qytetari të Kosovës nuk i jepet rasti kur të u lind një fëmijë që ta regjistron diku në dokumente zyrtare përkatësinë etnike të tijë.
Prandaj si është e mundur të flasin të bëjmë analiza, të planifikojmë buxhet dhe investime të tjera për etni kur askund nuk kemi statistika zyrtare për askënd se cilës etni i takon, sa është numri i banorëve të secilës etni kur nuk ekziston dokumenti, regjistrimi i deklarimit të etnisë se tyre .
Ka mbet pra që vetëm të paragjykojmë në bazë të emrit e mbiemrit, gjuhës, ngjyrës së lëkurës se kush cilës etni i takon, por të dhëna zyrtare shteti i Kosovës nuk ka për ta e që këto mënyra janë të pa sakta dhe të gabuara sepse të njëjtë emra e mbiemra i kemi në shumë etni të ndryshme.
Pra duhet shteti i Kosovës te siguron një rubrikë, një vend në certifikatë të lindjes apo në zyre të regjistrimit të popullatës ku qytetari deklaron dhe i shënohet përkatësia etnike.
