‘Pastrimi’ Ramës: Paguaj mbi 2.7 milionë euro borxhe

Kompania Regjionale e Mbeturinave, “Pastrimi” ka thënë se Komuna e Prishtinës deri sot nuk ka paguar asnjë cent ndaj kësaj kompanie për shërbimet e mbeturinave. Borxhi që e ka komuna, ndj tyre thonë se është mbi 2.7 milionë euro.

Prandaj sipas tyre, “Pastrimi” nuk po arrin të kryejë obligimet ndaj pagesave të naftës dhe, për pasojë, nuk do të mund të vazhdojë as shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë.

“Për arsye se na është ndalë furnizimi me naftë. Tri herë kemi arritur marrëveshje ne si kompani, mirëpo marrëveshja  është harxhuar dhe fondet janë bllokuar. Komuna e Prishtinës ka mbledhur kundërligjshëm pagesat nga qytetarët mbi 600 mijë euro, por ato nuk i ka transferuar tek ndërmarrja jonë e në anën tjetër nuk ka lejuar as qytetarët të paguajnë në “Pastrimi”, thuhet tutje në reagimin e kësaj kompanie ndaj komunës së Prishtinës.

Thonë se ky nuk është vetëm një bllokim financiar, por edhe një bllokim i pastërtisë dhe shëndetit publik.

“Përderisa Kryetari Rama zgjedh të bëjë lojëra politike dhe hap rrugën për tenderë të dyshimtë që rrezikojnë falimentimin e ndërmarrjes publike, ne theksojmë se shërbimet bazike nuk mund të kryhen pa mjete. Kryetar lëri lojërat politike, nuk kemi nevojë për ndihmë po kemi nevojë të na paguani borxhin që keni ndaj nesh për shërbimin që jemi duke e bërë, mos luani as me ndjenjat e punëtorëve, as mos rrezikoni shëndetin e qytetarëve”, ka qenë kërkesa e kompanisë “Pastrimi”.

Kanë thënë se me shëndeti qytetarëve është duke u rrezikuar qëllimshëm, sipas tyre, nga Përparim Rama. /Kosova.info/

Go to TOP