Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
Karateistët e Kosovës kanë fituar kundër Maqedonisë së Veriut, por janë mposhtur nga Spanja në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.
Ekipi i djemve të Kosovës përbëhet nga Betim Maliqi, Leart Gashi, Shpresim Shabani, Jakup Ajdari dhe Islam Selmani.
Në përballjen e parë, Kosova ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1. Megjithatë, në ndeshjen e radhës kundër Spanjës, karateistët kosovarë janë mposhtur djemtë, duke u ndalur në fazë të hershme të garës.
Karateistet e Kosovës në luftë për mdealjen e bronztë në Yerevan
Ekipi i vajzave i Kosovës në karate pritet të garojë për medaljen e bronztë të dielën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Kjo pas fitores në repasazh kundër Armenisë.
Kosova e ka nisur mirë garën, duke shënuar dy fitore bindëse: fillimisht ndaj Ukrainës me rezultat 2:0 dhe më pas ndaj Spanjës me të njëjtin rezultat, 2:0. Në çerekfinale, vajzat kosovare janë përballur me Gjermaninë duke barazuar 1:1, por kanë humbur për shkak të diferencës së pikëve.
Në ndeshjen e repasazhit, Kosova e ka mposhtur Armeninë me rezultat të pastër 2:0, duke siguruar rastin për të synuar medalje të bronztë.
Ekipi i Kosovës është i përbërë nga Fortesa Orana, Vlerë Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.
