Selmanaj kritikon bllokadën politike të LVV: Për Albinin, më e rëndësishme Albulena se Kosova
Anëtari i kryesisë i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj qasjes politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit duke akuzuar ata për bllokadë institucionale dhe përçim të prioriteteve personale mbi interesin shtetëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selmanaj ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës është e qartë sa i përket mënyrës së zgjedhjes së kryeministrit dhe presidentit. Ai theksoi se për formimin e qeverisë, nëse partia e parë nuk arrin shumicën prej 61 votash, mundësia i kalon partisë së dytë apo kujtdo që bind presidentin se e ka shumicën. Nëse as kjo nuk realizohet, vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja.
Ndërkohë, sa i përket zgjedhjes së presidentit, Selmanaj rikujtoi se në dy raundet e para kërkohen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61. Dështimi në këtë fazë sjell automatikisht zgjedhje të reja.
“Në rastin e LVV-së dhe të ‘Super Albulenës’, siç ironizoi Selmanaj, ekzistojnë 13 apo më shumë mundësi për të futur vendin në bllokadë duke krijuar një labirint të pazgjidhshëm politik.”
Ai përfundoi duke akuzuar kryeministrin Kurti se e vendos Albulena Haxhiun dhe “aventurat politike” të saj mbi interesat e Kosovës duke shkaktuar krizë të panevojshme institucionale në vend. /Kosova.info/
