Rama për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit: Një grua e shquar e historisë sonë politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit, një prej figurave më të shquara të historisë politike shqiptare në Kosovë.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit, një gruaje të shquar dhe figurë të rëndësishme të historisë politike shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Rama në një postim ngushëllues.

Ai vlerësoi kontributin e saj të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, si dhe për përfaqësimin e denjë të grave në politikën kosovare.

Kaqusha Jashari ka qenë kryetare e Lidhjes Komuniste të Kosovës në vitet ’80 dhe një nga themelueset e Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Ajo është kujtuar për guximin, përkushtimin dhe vizionin e saj politik në një periudhë sfiduese për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Kaqusha Jashari ishte një grua me guxim e vizion. Kujtimi për të do të mbetet gjatë!”, përfundon mesazhin e tij Përparim Rama. /Kosova.info/


Go to TOP