Moti në Shqipëri, i kthjellët

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim  me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-11 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. 


Go to TOP