Gjendet 54-vjeçarja që ishte zhdukur në Kaçanik

Pas disa ditë kërkimesh intensive, sot rreth orës 09:55, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore personi i raportuar i zhdukur, H.J., 54 vjeçe, nga fshati Runjevë i Kaçanikut.

Sipas Policisë së Kosovës, operacioni i kërkimit, i cili nisi menjëherë pas raportimit më 27 prill  është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet njësive policore, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetarë. 

Në terren janë përdorur dronë me kamera termike dhe pajisje të posaçme për terrene të vështira.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderim për të gjitha ekipet e përfshira dhe për qytetarët që kontribuuan me përkushtim në gjetjen e personit të zhdukur.

Go to TOP